Lajme

Kurti vizitoi veriun

Kryeministri Albin Kurti ka vizituar veriun e Mitrovicës gjatë ditës së sotme.

Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Veton Elshani e ka konfirmuar këtë informacion për Kohën.

Ai nuk ka treguar se ku saktësisht ka qenë Kurti gjatë vizitës në veri.

Në profilin e tij në Facebook, Kurt ka publikuar një video derisa ka shkruar se policëve në veri u ka dërguar bakllava dhe ëmbëlsira për Festën e Bajramit.

“Bakllava e ëmbëlsira për policët tanë në veri të vendit. Bashkë me Ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe zëvendësin e tij, Blerim Gashani, vizituam njësitet tona te Kroi i Vitakut. Përgatitja e lartë profesionale është garanci për zbatimin e ligjit dhe për sigurinë si e mirë publike që u ofrohet të gjithë qytetarëve pa dallim. Diskutimin e vazhduam edhe në qendrën ‘Belvedere'”, ka shkruar ai në Facebook.

Lexo më shumë  Kurti: BE-ja t’i heqë masat, Kosova e gatshme t’i hapë negociatat drejtë anëtarësimit

Rruga Press

YouTube player