Kurti: Vazhdojmë të punojmë, kemi shtet për krejt
Kryeministri në detyrë dhe kandidati edhe për nja mandat nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, ka reaguar përmes një postimi në Facebook ku falënderuar mbështetësit e kësaj partie në zgjedhjet e 7 qershorit.
Ai ka thënë se do të vazhdojnë të punojë.
“Dua t’i falënderoj të gjithë qytetarët që na pritën krahëhapur dhe pa asnjë hezitim e me të cilët ndamë përvojat dhe nevojat që kanë për të ecur edhe më shumë përpara. Ndonëse numërimi i votave ende nuk është përfunduar, unë falënderoj secilin votues, në Kosovë e mërgatë, që përmes zgjedhjeve demokratike, doli për të votuar dhe shprehu vullnetin e tij përmes votës. Vazhdojmë të punojmë, krejt për shtet, sepse pa dyshim kemi shtet për krejt”, ka shkruar Kurti.
Nga numërimi i afër 100% të votave sipas rezultateve preliminare LVV ka 42,91% apo 298,469 vota. Nga 433.394 vota sa kishte marrë në zgjedhjet e dhjetorit 2025, LVV të dielën ka siguruar 297.286 vota, ose 136.108 vota më pak.
Rruga Press

