Lajme

Kurti: Vaksinimi dhe zbatimi i masave po japin rezultat

Kufizimet dhe vaksinimi po japin rezultat në Kosovë në luftën ndaj pandemisë koronavirus. Kështu u shpreh kryeministri, Albin kurti, i cili tha se vala e re me raste të shumta ditore dhe humbje jetësh ishte e befasishme dhe e paparashikuar.

“Vaksinimi dhe zbatimi i masave që ka vendosur qeveria, kanë filluar të japin rezultatet. Brenda javës së fundit kemi zvogëlim të rasteve aktive për 25%. Pozitiviteti i rasteve ka rënë në 6.48%.

Lexo më shumë  Investigimi i La7/ Trajtimi çnjerëzor i emigrantëve në qendrat e Italisë dhe dyshimet për Shqipërinë

Numri i pacientëve në spitale ka rënë me 13.4%. Rreziku, vuajtjet, dhimbja mbeten mes nesh, ndërkohë që ne po bëjmë çka është e mundur për t’i zvogëluar ato me vaksinat që kemi siguruar, do të kalojmë më lehtë se shumë vende të tjera, sepse është vërtetuar që vaksinimi ia zvogëlon shumë kapacitetin virusit.

Besojuni profesionistëve, por edhe të afërmve tuaj që kanë pasur përvojë me COVID-19. Përhapja e variantit Delta nuk është progresive, por eksplozive. Infektimi sjell rrezik të lartë dhe vaksinimi e zvogëlon atë rrezik deri në 95%. Vaksinimi dhe testimi, maska, distanca dhe higjiena na mundësojnë dhe sigurojnë dalje nga kriza e pandemisë nga kjo emergjencë shëndetësore”, u shpreh Kurti.

Lexo më shumë  Kurti për zgjedhjet: Opozita duhet të bëhet gati, ne jemi gjithmonë të gatshëm

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *