KryesoreLajme

Kurti uron Trepçën: Një ndeshje fantastike

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar ekipin e Trepçës për fitoren në finalen e Kupës së Kosovës në basketboll, ku mitrovicasit kanë mposhtur Bashkimin me rezultat 85:79, përcjell KosovaPost.

Kurti e ka cilësuar këtë përballje si një duel mes dy qyteteve me histori të pasur kombëtare dhe sportive.

Ai ka thënë se ndeshja ishte shumë e luftuar, ndërsa tifozëritë e të dyja skuadrave kanë krijuar një atmosferë të zjarrtë.

Lexo më shumë  Kurti: Kemi planifikuar të ndajmë 200 milionë euro për industrinë kreative

“Dy qytete emblematike të historisë kombëtare, zhvillimit ekonomik dhe kulturës artistike: Mitrovica dhe Prizreni. Dy fjalë të mëdha krenarie dhe shprese për çdonjërin, kudo e përherë: Trepça dhe Bashkimi. Sonte në Prishtinë, në finalen e Kupës së Kosovës në basketboll, pamë një ndeshje fantastike dhe tifozëri të flaktë nga të dyja klubet. Rezultati final ishte me 6 pikë diferencë, ndonëse loja ishte edhe më e barabartë se kaq. Urime fitoren e Kupës Trepçës, ndërsa suksese Bashkimit tutje”, ka shkruar Kurti.

Lexo më shumë  Kurti nga Deçani thotë se do të vazhdojnë me projekte në ujësjellës, infrastrukturë dhe arsim

Rruga Press

YouTube player