Kurti uron Shqipërinë dhe MV-në: Kosova feston arritjet tuaja
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian.
Ai tha se Kosova i feston këto arritje të tyre dhe shtoi se iu bashkohet zotimeve për reforma drejt BE-së.
“Urime për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian. Kosova feston arritjet tuaja historike dhe iu bashkohet në zotimet drejt reformave që do të transformojnë vendet tuaja dhe do të forcojnë rajonin tonë në Europë”, ka shkruar Kurti në Twitter.
Më herët, edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, por krahas urimit ajo iu drejtua BE-së edhe me kërkesën për liberalizim urgjent të vizave për Kosovën.
Rruga Press