KryesoreLajme

Kurti uron qytetarët për përfundimin e urës mbi Ibër

Nga ora 9:00 e mëngjesit të sotëm është hapur për qarkullim ura më e re për automjete mbi lumin Ibër, që lidh Mitrovicën e jugut me atë të veriut. Kjo është ura e 36-të e ndërtuar në Kosovë dhe u përurua pas më pak se dy muajsh punime intensive.

Lajmin e bëri të ditur Kryeministri i Kosovës në detyrë, Albin Kurti, përmes një postimi në rrjetet sociale, ku përgëzoi banorët e të dy anëve të Mitrovicës për këtë zhvillim të rëndësishëm infrastrukturor.

Lexo më shumë  Të rinjtë ikin, por dhe ata që mbeten në Shqipëri nuk kanë ku punojnë, papunësia e tyre rritet 16%

“Urime banorëve e qytetarëve të Mitrovicës së jugut dhe Mitrovicës së veriut! Përgëzime kompanisë dhe punëtorëve për angazhimin shembullor,” shkroi Kurti.

Kryeministri njoftoi gjithashtu se punimet për një tjetër urë janë ende në zhvillim, duke treguar përkushtimin e Qeverisë për përmirësimin e infrastrukturës dhe lidhjes ndërmjet komuniteteve.

Kjo urë pritet të lehtësojë qarkullimin dhe të forcojë lidhjet ekonomike e shoqërore mes dy pjesëve të qytetit të ndarë për vite me radhë.

Lexo më shumë  Rritet sërish emigrimi: Vetëm në 2025-n, BE dha 69 mijë leje të reja qëndrimi për shqiptarët
YouTube player