KryesoreLajme

Kurti uron kryeministrin e ri të Holandës: Mezi pres të vazhdojmë bashkëpunimin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka uruar kryeministrin e ri të Holandës, Dick Schoof, për postin e ri. Ai erdhi në krye të qeverisë holandeze pasi Mark Rutte lëshoi këtë post për t’u bërë Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s.

Kurti tha se pret që të vazhdojë bashkëpunimin me të dhe të zgjerojë raportet mes dy vendeve.

Lexo më shumë  Rama rrit taksat dhe faturën për shqiptarët, ekspertët paralajmërojnë shtrenjtim çmimesh dhe kosto të reja për biznesin

“Urime për Dick Schoof në emërimin e tij si kryeministër i Holandës. Mezi pres që të vazhdojmë bashkëpunimin në zgjerimin e raporteve Kosovë-Holandë dhe promovimin e përbashkët të paqes, sigurisë, zhvillimit dhe demokracisë në Ballkanin Perëndimor”.

Rruga Press

Lexo më shumë  Studentët sot mbajnë protestë kombëtare në orën 12:00, para Ministrisë së Arsimit edhe pedagogët
YouTube player