KryesoreLajme

Kurti udhëton për në Mbretëri të Bashkuar, do të marrë pjesë në Samitin për Investime në Ballkanin Perëndimor 2024

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar për në Londër të Mbretërisë së Bashkuar.

Ai, së bashku me ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, do të marrë pjesë në Samitin për Investime në Ballkanin Perëndimor 2024 të organizuar nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.

Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) do të organizojë Samitin e Ballkanit Perëndimor për vitin 2024 në Londër.

Sipas një komunikate nga BERZH, Samiti do të mbahet të hënën më 26.02.2024.

“Ngjarja do t’i bëjë bashkë 6 kryeministrat e shteteve të Ballkanit Perëndimor, po ashtu edhe investitorët ndërkombëtarë me qëllim për të nxjerrë në pah investimet potenciale dhe mundësit biznesore në regjion, dhe të promovohen projektet rajonale ndërkufitare”, thuhet në komunikatën e BERZH-it.

Lexo më shumë  ​27 vjet më parë nisën luftimet e para frontale ndërmjet UÇK-së dhe forcave serbe

Tutje, BERZH ka bërë të ditur se në këtë ngjarje do të ketë një sesion interaktiv të kryeministrave, të cilin e konsideron si pikë kryesore.

“Meqenëse promovimi i tranzicionit të gjelbër është prioriteti kyç i Bankës në regjion, do të ketë një panel të veçantë sa i përket energjisë së gjelbër në Ballkanin Perëndimor, i cili do t’i bëjë bashkë investitorët dhe politikëbërësit kryesorë në nivel ministror për një diskutim në lidhje me maksimizimin e mobilizimit të kapitalit privat për të përshpejtuar dekarbonizimin e regjionit”, ka njoftuar BERZH.

Për Bankën Europiane ky është samiti i gjashtë i këtij lloji, pasi sipas njoftimit, Samiti i Ballkanit Perëndimor inaugurues ishte mbajtur nga kjo Bankë 10 vjet më parë, në shkurt të vitit 2014, ku i kishte mbledhur të gjithë udhëheqësit e qeverive të rajonit për herë të parë.“Ballkani Perëndimor është një regjion me prioritet për BERZH që përfshin Shipërinë, Bosnjë dhe Hercegovinën, Kosovën, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë.Banka Europiane është një nga investitorët më të mëdhenj institucional në regjion, duke investuar më shumë se 18 milardë euro atje deri më sot” – kanë theksuar nga BERZH.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti vendos gurthemelin e nënstacionit policor të policisë kufitare në Izvor të Zveçanit, dy kilometra nga kufiri me Serbinë

Në anën tjetër, më 13.12.2023 ishte mbajtur Samiti i përbashkët i liderëve të Bashkimit Europian me kolegët e tyre nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor.

YouTube player