Lajme

Kurti u përgjigjet kritikave për reduktimet e rrymës në Kosovë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen e Qeverisë ka folur për krizën energjetike dhe rikthimin e reduktimeve të rrymës në Kosovë këto ditë.

Duke i komentuar kritikët politik për gjendjen me energji elektrike, ai ka fajësuar pushtetin e kaluar, duke i quajtur reagimet propaganduese.

“Ndonëse ndodhemi në një krizë të vështirë energjetike, do të bëjmë gjithë çka mundemi e krejt çka dimë të dalim me sa më pak humbje e dëme prej saj. Ndërkaq ata që për dështimet e tyre me dekada kërkojnë nga ne që sot shënojmë 9 muaj në qeveri, duhet më parë ta shohin vetën në pasqyrë. Zëri i tyre i lartë i propagandës nuk duhet ta turbullojë zërin tonë të arsyes”, ka thënë kreu i Qeverisë.

Lexo më shumë  Shefja e politikës së jashtme të BE-së flet për gabimet e bëra në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

sqhrenfrdeit