KryesoreLajme

Kurti u drejtohet ndërkombëtarëve: Kërkoni llogari nga Serbia që me një grup krìmìnelèsh privoi komunat veriore nga zhvillimi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se dhjetë komunat me shumicë serbe në Kosovë, kanë marrë  mesatarisht 62 përqind më shumë buxhet për kokë banori, si dhe 89 përqind më shumë shpenzime kapitale për kokë banori se 28 komunat e tjera, 27 prej të cilave janë me shumicë shqiptare.

I pari i qeverisë tha se këto të dhëna janë marrë nga Departamenti i Buxhetit në ministrinë e Financave nga 14 vitet e fundit, teksa shtoi se gjashtë komunat me shumicë serbe që janë në jug, kanë performuar vazhdimisht më mirë se ato katër që janë në veri.

“Politikanët serbë dhe udhëheqësit komunalë në 6 komunat jugore ishin të gatshëm dhe në gjendje të planifikonin, siguronin dhe zbatonin më shumë infrastrukturë arsimore, shëndetësore dhe transporti për qytetarët e tyre sesa 4 komunat në veri”, ka shkruar kryeministri Kurti.

Lexo më shumë  Murati publikon grafikun për kontratat 'njëburimore' ndër vite: Numri i kontratave njëburimore në mandatin tonë është përgjysmuar

Më tutje, ai tha se komuniteti ndërkombëtar duhet të kërkojë llogari nga Qeveria e Serbisë për privimin e katër komunave veriore.

“Komuniteti ndërkombëtar duhet të kërkojë llogari nga Qeveria e Serbisë për privimin e këtyre 4 komunave veriore nga zhvillimi i duhur. Detyrimi i saj ndaj qytetarëve vendas nëpërmjet një grushti kriminelësh, të udhëhequr nga paratë, narkotikët dhe trafikantët e armëve në listën e zezë të Thesarit të SHBA-së, duhet të dënohet publikisht”, ka shkruar mes tjerash Kurti.

Teksti i plotë i z. Kurti në Twitter:

10 komunat e Kosovës me shumicë serbe kanë marrë mesatarisht 62% më shumë buxhet (gjithsej) për kokë banori, si dhe 89% më shumë në shpenzime kapitale për kokë banori, sesa 28 komunat e tjera, prej të cilave 27 janë me shumicë shqiptare.

Kjo tregohet me të dhënat e Departamentit të Buxhetit të Ministrisë së Financave të Kosovës, nga 14 vjetët e fundit (’08-’22). Për sa i përket shfrytëzimit të buxhetit, 6 komunat me shumicë serbe në jug të Kosovës, të cilat janë të integruara relativisht mirë, kanë performuar vazhdimisht më mirë sesa 4 komunat në veri.

Lexo më shumë  SHBA, Blinken uron 112-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë

Politikanë dhe udhëheqës komunalë serbë në 6 komunat jugore ishin të gatshëm dhe të aftë për të planifikuar, siguruar dhe zbatuar më shumë për sa i përket arsimit, shëndetësisë dhe infrastrukturës së transportit për qytetarët e vet sesa 4 komunat në veri.

Komuniteti ndërkombëtare duhet të mbajë Qeverinë e Serbisë përgjegjëse që i ka privuar këto 4 komuna veriore nga zhvillimi i duhur. Detyrimi me forcë i qytetarëve lokalë nga ana e saj, përmes një grusht kriminelësh të udhëhequr nga para, lëndë narkotike dhe trafikues armësh, duhet të dënohet publikisht.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *