KryesoreLajme

Kamberi dorëzon në Kuvendin e Serbisë propozimin për përdorimin e lirë të flamurit shqiptar

Deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, i ka dorëzuar këtij institucioni propozimin për ndryshimin e Ligjit për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të pakicave.

Në një postim në Facebook, Kamberi ka thënë se në rastet e komunave ku pakicat përbëjnë më pak se 5 përqind të strukturës etnike, me këtë propozim kërkohet lejimi i përdorimit të flamurit në festat kombëtare të pakicave nacionale.

Lexo më shumë  Dogana e Kosovës me rekorde të reja, të hyrat tejkaluan 500 milionë euro

“Në procedurë parlamentare sot dorëzova propozimin për ndryshimin e Ligjit për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të pakicave. Neni 14, alinea 2 e këtij Ligji ndalon përdorimin e simboleve kombëtare ‘nëse janë identik me simbolet e shtetit tjetër’”.

Me propozimin e ri kam kërkuar ndryshimin e plotë të këtij Neni, eliminimin e pengesave për përdorimin e simboleve, me propozimin që simbolet e pakicave të përdoren lirshëm dhe zyrtarisht gjatë tërë vitit në institucionet e vetadministrimit lokal dhe organet shtetërore në të gjitha komunat në të cilat gjuha e pakicave është gjuhë zyrtare”, ka shkruar ai.

Lexo më shumë  Kurti në ‘STEMinists’24’: Zhvillimi i shtetit - përparimi i qytetarëve

Më tutje, deputeti shqiptar ka thënë se propozimin për ndryshimin e këtij ligji e kanë përkrahur edhe deputetët Enis Imamovic dhe Selma Kucevic nga SDA e Sanxhakut dhe deputeti i pavarur Aleksandar Olenik. 

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *