KryesoreLajme

Kurti: Theranda do të bëhet me autostradë dhe me digë të re, që sigurojnë qëndrueshmëri dhe zhvillim

Lëvizja Vetëvendosje ka vazhduar fushatën në Therandë, duke mbajtur tubim madhështor. Kurti, në fjalimin e tij, e quajti Therandën komunë të punëtorëve fisnikë, të kulturës e patriotizmit, të pendës e të bukës, të këngës e të pushkës, Therandën e shumë dëshmorëve, të 93 dëshmorëve të luftës së fundit. Kurti tha se e kemi rritur buxhetin për shumë fusha, sidomos në siguri. Në vitin 2021- 2024 kemi blerë armatim mbi 319 milionë euro. Në mandatin e ardhshëm do të ndahen 1 miliard euro për mbrojtjen, ushtrinë e Kosovës. Përveçse kemi blerë dronë Bajraktar nga Turqia dhe sistemin antitank dhe helikopterë nga amerika, do të prodhojmë vetë drona “Made in Kosova”.

Kurti tha se Theranda kishte shumë veprimtarë e personaliteti të shquara që i kanë kontrubuar shumë Kosovës. “Jemi në Therandën e bilbilave të Mushtishtit, shkurtës e shyhretës, në Therandën e Bekim Lumit, autorit të këngës “Jo nuk ndahet Mitrovica”, e cila është bërë hit tashmë. Kam kënaqësinë të jem edhe në qytetin e dy ekipeve të superligës, Ballkanit në futboll dhe Yllit në Basketboll”, tha Kurti.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti: Kontributi i intelektualit Minir Dushi është i pamatshëm

“Në vitin 2025 jemi më të mëdhej se kurrë me parë fitoren e kemi të sigurt më 9 shkurt, me numrin 118, e cila do të jetë fitore e paparë, pasi kandidatët tanë janë edhe qytetarë aktivë dhe patriotë.  

Gjatë 4 vjetëve kemi arritur ta rrisim ekonominë, ta shtojmë prodhimin dhe ta rrisim punësimin. Kemi mbështetur sektorin privat dhe publik. Mbi 10 milionë euro i kemi ndarë për subvencione dhe grante në Theranë. Kemi invetuar 300 mijë euro në sistemin e ujitjes, për rrjetin e ujësjellësit në Blacë 100 mijë euro. Rreth 2 mijë nëna jehona dhe 14 mijë fëmijë kanë përfituar nga shteti, shumë kanë përfituar nga superpuna. Paga minimale do të bëhet mbi 500 euro”, tha ai.

Pensionistët kanë marrë pensione me rritje dhe në mandatin e ardhshëm do ta rrisim buxhetin për paga, pas kemi shkallë të lartë të rrjtjes ekonomike. Prandaj do të punësojmë sa më shumë, do të hapim sa më shumë qerdhe dhe do të shpërblejmë edhe gjyshërit që kujdesen për nipat dhe mbesat.

Kemi ndarë buxhet për rrugën e vjetër Duhël- Bllacë. Mandatin e ardhshëm do të ndërtohet autostrada  Duhel -Banullë. Projekt i rëndësishëm do të jetë diga e Dragaçinës, me 5 rezervarë të ujit.

Lexo më shumë  FSK-ja do të zhvillojë marshim stërvitor në Parkun e Gërmisë

Do të ndërtojmë shkolla dhe çerdhe të reja. Kemi investuar më shuë se pesë milion euro në arsim në Suharekë. Kemi mbështetur shumë kompani. Në Therandë e kemi qendrën më të mirë të Kulturës, e cila ka kushtuar rreth 4 milionë euro dhe e mban emrin e Ukë Bytyqit, luftëtar i Kosovës dhe ish kryetar i komunës. Granti qeveritar i Kosovës për Therandën, nga viti 2021 në vitin 2025 është rritur më shumë se 41 për qind. E kemi rritur buxhetin për shumë fusha, sidomos në siguri. Në vitin 2021- 2024 kemi blerë armatim mbi 319 milionë euro. Në mandatin e ardhshëm do të ndahen 1 miliard euro për mbrojtjen, ushtrinë e Kosovës. Përveçse kemi blerë dronë Bajraktar nga Turqia dhe sistemin antitank dhe helikopterë nga amerika, do të prodhojmë vetë drona “Made in Kosova”. Do ta kemi kufirin të sigurt. Ju kujtohet se si dikur në Kosovë kryeministrat jepnin dorëheqje, tash po japin dorëheqje në Serbi.

Rruga Press

YouTube player