Lajme

Kurti takon themeluesin e Balkan Sunflowers Kosova, Rand Engel

Menjëherë pas përfundimit të luftës në vitin 1999, Rand Engel erdhi në Kosovë dhe themeloi organizatën ‘’Balkan Sunflowers Kosova’’ që për qëllim kishte ngritjen e qendrave të mësimit por edhe zhvillimin e projekteve infrastrukturore dhe programeve të trajnimit. Në një takim evokues kryeministri, Albin Kurti kujtoi punën, angazhimin dhe kontributin e jashtëzakonshëm të Engel në Kosovë.

Sipas njoftimit të Kryeministrisë, në këtë takim, ata kujtuan takimin e parë para më shumë se dy dekadave në kohën kur kryeministri sapo kishte dalur nga burgu dhe ishte në fillet e aktivizmit të tij politik.

Lexo më shumë  Miratimi i buxhetit 2025, Kurti: Ky buxhet është i qytetarëve dhe për qytetarët

Kurti i shprehu mirënjohjen në veçanti për ngritjen e qendrave të mësimit që kanë ndihmuar fëmijët dhe grupet e margjinalizuara.

 “Kur filluam pagesat për shtesat e nënave dhe fëmijëve të porsalindur, qendrat mësimore luajtën një rol vendimtar. Ato ofruan mbështetje për gratë të cilat nuk kishin qasje në internet duke ndihmuar ato të regjistroheshin për përfitimet e ofruara. Në mënyrë të ngjashme, kur shpallëm financimin e familjeve për blerjen e teksteve dhe mjeteve shkollore në fillim të vitit akademik 2023-2024, ishin qendrat e mësimit që ndihmuan familjet në nevojë për të iu qasur financimit”, tha Kurti.

Lexo më shumë  Ç’tregon celulari i tenderit që mori në qafë Benet Becin?

Sipas njoftimit, kryeministri i shprehu falënderimin dhe mirënjohjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës për punën dhe kontributin e çmueshëm të Engel dhe Balkan Sunflower në nxënien e dijes te fëmijët dhe të të rinjtë dhe rritjen e aktivizmit në mesin e tyre.

YouTube player