Lajme

Kurti takon specializantët e mjekësisë nga Lugina, u premton mbështetje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur në takim një grup të kandidatëve shqiptarë nga Lugina e Preshevës, që po i kryejnë specializimet mjekësore në Kosovë. Në këtë takim ku ishte i pranishëm edhe zëvendëskryeministri Besnik Bislimi dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia , Kurti iu premtoi edhe më tej mbështetje shqiptarëve që jetojnë në Preshevë, Bujanoc e Medevgjë.

Lajmin për këtë takim e ka shpërndarë në rrjetin social Facebook, Ardita Sinani, ish-kryetare e Preshevës dhe tani këshilltare e kryeministrit Kurti.

Lexo më shumë  Maqedonci: Jemi të përgatitur për çdo situatë dhe çfarëdo kërcënimi

“Në takim u shpreh mbështetja për shqiptarët e Luginës së Preshevës, duke theksuar se jemi duke trajtuar me seriozitet kërkesat dhe nevojat e shqiptarëve që ballafaqohen me diskriminimin shtetëror e sistematik në Serbi”, ka deklaruar Sinani.

E specializantët, sipas saj, shfaqën mirënjohjen e tyre për adresimin e shkollimit specialistik dhe përkrahjen e vazhdueshme të dhënë nga Qeveria.

“Në vitin 2022, për herë të parë një Qeveri e Republikës së Kosovës ndau linjë të veçantë buxhetore për Preshevën, Medvegjën dhe Bujanocin. Për vitin e ardhshëm, buxheti për Luginën e Preshevës është paraparë të jetë tre milionë euro, një milionë më shumë sesa ishte sivjet”, ka deklaruar Sinani.

Lexo më shumë  “Gjel grek” për festa, importi ul çmimet dhe dëmton fermerët në zonën e Lushnjës

Kujtojmë se për këtë viti, Qeveria e Kosovës ndau 2 milionë euro për Luginën e Preshevës, ndërsa për vitin 2024, buxheti ka shkuar në 3 milionë euro. Ky buxhet është konsideruar tepër me vlerë nga liderët politikë e institucionalë në Luginë, pasi dy komunat që qeverisen nga shqiptarët, Presheva e Bujanoci, diskriminohen në vijimësi nga Beogradi, i cili ndanë buxhet për mbijetesë.

YouTube player