Bota

Kombëtarja bën me nerva Spanjën, trajneri i iberikëve: Kujdes nga Shqipëria, janë të rrezikshëm

Trajneri i Spanjës në futboll, Luis de la Fuente komentoi sërish shortin e Euro 2024 duke thënë se duhet pasur shumë kujdes nga Shqipëria.

Trajneri i Spanjës në futboll, Luis de la Fuente komentoi sërish shortin e Euro 2024 duke thënë se duhet pasur shumë kujdes nga Shqipëria. Në grupin B të finaleve për “Gjermani 2024”, Kombëtarja kuqezi do ketë përballë Spanjën, Italinë dhe Kroacinë.

“Të gjithë rivalët tanë janë të nivelit të një kompeticioni si Europiani, skuadra të nivelit të lartë. Të gjithë grupet janë të forta dhe komplekse. Por, ndoshta grupi ynë i përket një niveli edhe më të lartë, gjë që na detyron të jemi të përqendruar në maksimum që në fillim. Italinë dhe Kroacinë i njohim në perfeksion. Por edhe Shqipërinë, një skuadër tepër e rrezikshme. Do ta nisim fuqishëm, sepse dy rivalët e parë janë Kroacia dhe Italia, por përvoja ime më thotë se në këto turne ka rëndësi të madhe të jesh i fokusuar që në fillim”, tregoi Luis de la Fuente.

Shqipëria nis aventurën kundër Italisë më 15 qershor 2024 në Dortmund, për të vijuar në datën 19 qershor kundër Kroacisë në Hamburg dhe mbyllur gjithçka kundër Spanjës në grupe më 24 qershor në Dusseldorf.

Rruga Press

YouTube player