Lajme

Kurti takon presidentin slloven, e falënderon për mbështetjen në rrugën drejt integrimit euro-atlantik

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është duke qëndruar në Slloveni ku po merr pjesë në Forumin Strategjik që po mbahet në Bled.

Gjatë ditës së sotme kryeministri Kurti ka takuar edhe presidentin slloven Borut Pahor, të cilin e ka falënderuar për mbështetjen e tij për Kosovën dhe rrugën e saj drejt integrimit euro-atlantik.

Lexo më shumë  FSK certifikon gjeneratën e re të Liderëve Luftarakë, të përgatitur për sfidat e së ardhmes

“Në margjinat e Forumit Strategjik në Bled, kisha mundësinë të takoja edhe presidentin e Sllovenisë, Borut Pahor, dhe t’i shpreh mirënjohjen për mbështetjen e tij për Kosovën dhe rrugën tonë drejt integrimit euro-atlantik. Presidenca sllovene e Këshillit të BE -së do të kontribuojë në forcimin e qëndrueshmërisë të WB6”, ka shkruar Kurti. /Telegrafi/

Rruga Press

Lexo më shumë  Pas Ron Yeffet dhe Ministrisë së Mbrojtjes/ SPAK kontrolle te Ardi Veliu dhe Arjeta Puca
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *