KryesoreLajme

Kurti takon O’Brienin e Lajçakun: Marrëveshja Bazike dhe Aneksi duhet të zbatohen të plota

Kryeministri Albin Kurti i ka thënë ndihmëssekretarit për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike të Departamentit Amerikan të Shtetit, James O’Brien, dhe emisarit të Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, se Kosova është e përkushtuar në procesin e normalizimit të raporteve Kosovë-Serbi, sipas parimeve të Marrëveshjes Bazike të Brukselit dhe Aneksit të Ohrit. Sipas një njoftimi nga Zyra e Kryeministrit, Kurti ka thënë se këto duhet të zbatohen të plota.

Në njoftim është thënë se Kurti ka diskutuar me O’Brienin dhe Lajçakun rreth zhvillimeve të fundit në vend, krahas atyre të procesit të dialogut dhe bashkëpunimit rajonal në prag të samitit të radhës së Procesit të Berlinit.

Lexo më shumë  Ç’tregon celulari i tenderit që mori në qafë Benet Becin?

“Kryeministri Kurti gjithashtu nënvizoi përkushtimin e tij për bashkëpunim rajonal mbi parimet e përfaqësimit dhe pjesëmarrjes së barabartë në mes vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe ritheksoi përkushtimin dhe angazhimin konstruktiv në procesin e normalizimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë sipas parimeve të Marrëveshjes Bazike dhe Aneksin e saj, që duhet të zbatohet e plotë”, thuhet në njoftim.

Po ashtu thuhet se Kurti ka theksuar që Qeveria e Kosovës është e angazhuar në ofrimin e “shërbimeve cilësore për qytetarët e saj pa dallim dhe për krijimin e një ambienti të sigurt për të gjithë në të cilin respektohen të drejtat e qytetarëve dhe ligjit i Republikës”.

Lexo më shumë  Shefja e Parlamentit të BE-së: Gjermania duhet t’ia dërgojë Ukrainës raketat Taurus
YouTube player