Lajme

Kurti takon në Davos bashkëdrejtuesin e kompanisë Celonis/ Kosova synon të bëhet qendra e IT në Evropën Juglindore

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në Davos ka takuar bashkëdrejtuesin dhe bashkëthemeluesin e kompanisë softuerike Celonis, Alexander Rinke.

Derisa Rinke foli për përvojën në Kosovë dhe shërbimet që Celonis i kryen në Prishtinë për klientët e saj, Kurti tha se me popullatën e re dhe profesionale që vendi ka, shtrirjen më të gjerë të internetit në Evropë, potencialin e dëshmuar në fushën e Teknologjisë së Informacionit dhe me qeverinë që mbështet këtë sektor, Kosova synon të bëhet qendra e radhës e kësaj fushe në Evropën Juglindore.

Lexo më shumë  Dëmet materiale nga lufta në Kosovë: Rreth 22 miliardë euro

Ai e ftoi kompaninë Celonis që ta konsiderojë Kosovën në strategjinë e tyre të zgjerimit, teksa po ashtu diskutoi me Rinke mbi mundësitë që Celonis të jetë urë lidhëse ndërmjet Kosovës dhe komunitetit të startup-ve në Gjermani.

Ndryshe, Celonis ka mbi 3 mijë punëtorë dhe konsiderohet si kompania e teknologjisë me rritjen më të shpejtë në botë.

Ajo nga viti 2015 ka edhe zyrën e saj në Prishtinë në të cilën ka të punësuar 74 persona.

Lexo më shumë  Sekretari i të majtës italiane: I kujtoj Ramës se Italia është vend demokratik

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *