Kurti takon kryeministrin e Maqedonisë së Veriut
Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka takuar sot kryeministrin e Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski, ndërsa theksoi se marrëdhëniet ndërmjet dy shteteve bazohen në respektin e ndërsjellë dhe vlerat e përbashkëta.
Kurti në një postim në Twitter shkruan se kanë biseduar për sfidat e përbashkëta dhe bashkëpunimin ekonomik.
“Me ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla urova kryeministrin e ri maqedonas, Dimitar Kovačevski.
Marrëdhëniet tona të fqinjësisë së mirë bazohen në respektin e ndërsjellë dhe vlerat e përbashkëta. Ne do të punojmë së bashku për të kapërcyer sfidat e përbashkëta dhe për të rritur bashkëpunimin tonë ekonomik”, shkruan Kurti.
With MFA @gervallaschwarz I congratulated Dimitar Kovačevski on his new role as PM of 🇲🇰. Our good neighborly relations are based on mutual respect and shared values. We will work together to overcome common challenges and increase our economic cooperation.#MSC2022. pic.twitter.com/07jGLxXTKC
— Albin Kurti (@albinkurti) February 18, 2022
Rruga Press