KryesoreLajme

Kurti takon drejtorin e Departamentit Evropian të FMN-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti sot në takim drejtorin e Departamentit Evropian të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), Alfred Kammer. Ai shprehu gatishmërinë e FMN-së për të mbështetur më tej reformat ekonomike dhe financiare të vendit.

Sipas njoftimit nga ekzekutivi, gjatë takimit, Kurti theksoi arritjet e Kosovës në zhvillimin ekonomik, forcimin e demokracisë dhe sundimin e ligjit.

Lexo më shumë  Çollaku: Vendosja e Policisë në Urën e Mitrovicës, meritë e Qeverisë Kurti

“Ai vuri në dukje rritjen e qëndrueshme ekonomike, reformat strukturore dhe përmirësimin e kushteve të investimeve, duke kontribuar në mirëqenien e qytetarëve”, thuhet në njoftim.

Drejtori i Departamentit Evropian të Fondit Monetar Ndërkombëtar, Alfred Kammer, përgëzoi përparimin e Kosovës dhe shprehu gatishmërinë e FMN-së për të mbështetur më tej reformat ekonomike dhe financiare të vendit.

Tutje u bë e ditur se në takim morën pjesë edhe shefi i stafit të kryeministrit, Luan Dalipi, dhe përfaqësues të tjerë të lartë të FMN-së.

Lexo më shumë  Qumështorja VITA, bashkë me mediat e paguara prej saj dhe jo vetëm, po tentojnë ta mbulojnë me PROPAGANDË atë që tashmë është faktuar nga analizat

Rruga Press

YouTube player