KryesoreLajme

Kurti takon deputetin britanik, diskutojnë për sigurinë dhe zhvillimet e fundit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë ditës së sotme ka mirëpriti në takim deputetin e Parlamentit të Mbretërisë së Bashkuar nga radhët e Partisë Laburiste, Alex Sobel.

Marrëdhëniet bilaterale Kosovë-Mbretëri e Bashkuar, thellimi i bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë dhe zhvillimet e fundit në vend dhe rajon ishin temat kryesore të diskutimit nga takimi i sotëm.

Lexo më shumë  Bajrami: Në PDK nuk pyetet Hamza, por Sami Lushtaku, nuk propozuan emra për president nga frika se do t’ua votonim

Kështu ka bërë të ditur Zyra e Kryeministrit përmes një njoftimi për media.

”Diskutuan edhe për rëndësinë dhe mesazhet e vizitës së Sekretarit të Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, David Lammy, në vendin tonë në fillim të këtij muaji.Kryeministri e njoftoi deputetin Sobel me rezultatet e qeverisjes katërvjeçare, veçanërisht në ekonomi, punësim dhe fushat sociale përkundër krizave globale të njëpasnjëshme”, thuhet në njoftim.

Lexo më shumë  Të ardhurat për frymë rriten, por në Shqipëri mbetet rreziku më i lartë i varfërisë në Evropë

Kurti po ashtu e falënderoi Sobel për vizitën dhe mbështetjen e tij të vazhdueshme ndaj Kosovës.

Rruga Press

YouTube player