Lajme

Kurti takon delegacionin gjerman për luftimin e pastrimit të parave

Kryeministri, Albin Kurti, të premten ka pritur në takim përfaqësues të lartë të Fondacionit Gjerman për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtar (IRZ), të shoqëruar nga ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Joern Rohde.

Në këtë takim kanë qenë drejtoresha e përgjithshme IRZ-së, Frauke Bachler, drejtorin për Evropën Juglindore i IRZ-së, Frank Hupfeld dhe ekspertët e shkencave të drejtësisë, Stefan Trunk dhe Thomas Seidel.

“Kryeministri Kurti i njoftoi të pranishmit me progresin ekonomik dhe demokratik dhe arritjet në fushën e sundimit të ligjit dhe luftimit të korrupsionit brenda dy viteve të fundit. Ai po ashtu përmendi avancimin e kornizës ligjore, duke përfshirë këtu miratimin e pakos së ligjeve kundër korrupsionit si ai për Byronë për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme. Diskutimi i sotëm u fokusua edhe në nevojën e shqyrtimit të kornizës ligjore dhe institucionale në qëllim të luftimit të pastrimit të parave, fuqizimit të institucioneve në qëllim të ndjekjes së krimeve dhe luftimit të ekonomisë joformale”, thuhet në njoftimin e Qeverisë për këtë takim.

Lexo më shumë  Ndalohen dy rus në Jarinjë

Përfaqësuesit e IRZ-së thuhet se kanë konfirmuar gatishmërinë e tyre për asistencë dhe bashkëpunim edhe më të thellë, teksa theksohet se kanë përgëzuar Qeverinë për nismat ligjore për luftimin e korrupsionit dhe luftën kundër pastrimit të parave.

IRZ-ja është themeluar me iniciativën e Ministrisë Federale të Drejtësisë në vitin 1992.

IRZ-ja mbështet më shumë se 20 partnerë në projekte reformatore në fushën e drejtësisë, duke dhënë këshilla juridike në përgatitjen e ligjeve, themelimin dhe zhvillimin e institucioneve por edhe përmes promovimit e trajnimeve në shumë fusha. Ajo zbaton edhe projekte të Bashkimit Evropian.

Lexo më shumë  Ambasadorët e QUINT-it i shkojnë në zyrë Kurtit

“Ekspertiza e tyre kësaj radhe, me kërkesë të Qeverisë së Republikës së Kosovës do fokusohet në luftimin e pastrimit të parave, duke prodhuar kështu rezultat të drejtpërdrejtë dhe rekomandime të qarta brenda përpjekjeve për hartim dhe miratim të Strategjisë Shtetërore kundër Korrupsionit deri në fund të vitit 2023”, thuhet në njoftim.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *