KryesoreLajme

Kurti takon Baerbockun: Gjermania, kyçe për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se mbështetja e Gjermanisë është kyçe për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës, gjatë takimit me ministren e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, të premten në Berlin.

Sipas njoftimit të Kryeministrisë, takimit i Kurtit me Baerbockut përmbyll vizitën e kryeministrit në kryeqytetin gjerman.  

Marrëdhëniet dypalëshe, reformat demokratike, integrimi evropian i Kosovës, me theks te procesi i anëtarësimit në Këshillin e Evropës, dhe energjia ishin çështjet kryesore për të cilat u diskutua në takim, sipas njoftimit.

Lexo më shumë  Ambasadorët e QUINT-it i shkojnë në zyrë Kurtit

“Në lidhje me këtë të fundit, kryeministri e njoftoi ministren Baerbock me suksesin e ankandit të parë diellor prej 100 MW, dhe për përgatitjet që po bëhen për ankandin e radhës me energji të erës prej 150 MW. Më tej, kryeministri Kurti falënderoi shtetin gjerman për ndihmën e madhe vit pas viti, rolin aktiv në zhvillimin dhe përparimin e Republikës së Kosovës dhe për partneritet të afërt. Ai shprehu mirënjohje për përkrahjen e Gjermanisë për kandidaturën e Kosovës në Këshillin e Evropës dhe theksoi rëndësinë kyçe të mbështetjes së qeverisë gjermane deri në anëtarësimin e plotë”, thuhet në njoftim.

Lexo më shumë  “E pashë një person të maskuar me armë në dorë” – policia jep detaje nga tentim vrasja ndaj Marko Jablanoviqit

Ishte takimi i tretë në më pak se tri vjet ndërmjet Kurtit dhe Baerbockut.

Kosova më 16 maj shpreson të marrë votat e mjaftueshme në mbledhjen e Këshillit të Ministrave për anëtarësim në Këshill të Evropës.

YouTube player