Lajme

Kurti takon ambasadorin e Japonisë: Duam prezencë më të madhe të investitorëve japonezë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim ambasadorin e Japonisë në Austri, Mizutani Akira, i cili është i akredituar si ambasador jorezident i Japonisë në Kosovë.

Duke vënë në pah rëndësinë e zgjerimit të marrëdhënieve bilaterale, kryeministri Kurti ka theksuar se duan të kenë prezencë më të madhe të investitorëve japonezë në Kosovë në fushën e infrastrukturës, në energjinë e ripërtëritshme dhe në teknologjinë hekurudhore.

Lexo më shumë  FSK pjesë e ushtrimit ndërkombëtarë “Combined Adriatic Cyber Endeavour 2026”

“Në kuadër të kësaj, Kosova është e interesuar që të marrë pjesë në OSAKA EXPO 2025”, ka thënë ai.

Ambasadori Mizutani i ka dorëzuar kryeministrit Kurti një letër nga kryeministri i ri i Japonisë, Fumio Kishida, në përgjigje të letrës së urimit që kryeministri Kurti i pati dërguar atij me rastin e marrjes së detyrës.

Ai i ka shprehur gatishmërinë e Japonisë për të bashkëpunuar edhe më tej në fusha me interes reciprok, thuhet në një komunikatë për media të Zyrës së Kryeministrit.

Lexo më shumë  Numërohen 80 kuti të votave me postë, LVV kryeson me mbi 69 për qind

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *