Kurti takoi dy senatorë amerikanë në Mynih, flasin për sigurinë dhe zhvillimet e fundit në rajon
Raportet bilaterale dhe marrëdhëniet e veçanta ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës u ritheksuan në takimin ndërmjet Kryeministrit i Kosovës, Albin Kurti me senatorët amerikanë, Jeanne Shaheen dhe Chris Van Hollen.
Sipas njoftimit nga Zyra e Kryeminsitrit, Kurti falënderoi senatorët Shaheen dhe Van Hollen për ndihmën, mbështetjen dhe interesimin e vazhdueshëm të tyre dhe të ShBA-ve për Kosovën. Folën për përparimin e shënuar në sundim të ligjit, luftim të korrupsionit, demokratizim të institucioneve dhe zhvillim ekonomik.
Në takim u diskutua për situatën e sigurisë në Ballkanin Perëndimor dhe zhvillimet e fundit në rajon.
Sa i përket dialogut për normalizim të plotë të marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë dhe për propozimin evropian, kryeministri Kurti theksoi angazhimin konstruktiv dhe të vazhdueshëm të Kosovës në këtë proces.
Rruga Press