KryesoreLajme

Kurti takoi ambasadorin e ri jo-rezident të Jordanisë, flasin për marrëdhëniet mes dy shteteve

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka takuar sot ambasadorin e ri jo-rezident të Jordanisë, Hazem Issam El-Khatib Al-Tamimi, të cilin e priti bashkë me zëvendësministrin e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti.

Duke e uruar për detyrën e re, kryeministri Kurti shprehu vlerësimin për marrëdhëniet gjithnjë e në ngritje mes Kosovës dhe Jordanisë.

Lexo më shumë  Ja pse VV-ja gjatë fushatës duhet pa reshtur t'i përsërisë rezultatet dhe arritjet për katër vite duke i krahasuar ato me gjendje si e kanë gjetë

“Ai e njoftoi ambasadorin për arritjet e vendit tonë në zhvillimin ekonomik, rishpërndarjen e rritjes ekonomike drejt qytetarëve, krahas shumë të arriturave të tjera, që kanë ardhur përkundër sfidave të sigurisë që i kemi pasur nga fqinji ynë verior përfshirë sulmet e vazhdueshme ndaj shtetit tonë”, thuhet në njoftimin e bërë nga zyra e kryeministrit.

Në vijim, kryeministri e njoftoi gjithashtu ambasadorin edhe për vendimin e sotëm të qeverisë, ku në mbledhjen e 247-të ndamë gjysmë milioni euro për ta ndihmuar popullin palestinez në Gaza.

Lexo më shumë  Durrësi nën ujë/ Një numër i konsiderueshëm banesash janë përmbytur! Evakuohen disa banorë
YouTube player