KryesoreLajme

Kurti takoi ambasadorin britanik, flasin për programet e bashkëpunimit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti në takim Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, me të cilin  biseduan për marrëdhëniet bilaterale, programet e bashkëpunimit dhe për zhvillimet në vend.

Sipas njoftimit nga Kryeministria, Kurti e ka falënderuar ambasadorin Hargreaves për mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar për Doganën e Kosovës me pajisje teknike për luftimin e kontrabandës, si dhe për bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes dhe me Forcën e Sigurisë së Kosovës, e cila po trajnon ushtarët e Ukrainës në Mbretërinë e Bashkuar në kuadër të operacionit Interflex dhe ka kryer misione të bashkë-zbarkimit me ushtrinë e Mbretërisë së Bashkuar.

Lexo më shumë  Sipas logjikës së krerëve të opozitës, kur populli voton për ta, ajo quhet “vullnet demokratik”, por kur populli voton për Albin Kurtin, atëherë qenka “rrezik për demokracinë”

Ai gjithashtu veçoi faktin se tash Kosova është pjesë e mekanizmit UK Export Finance, që ofron më shumë mundësi për investime nga investitorët e Mbretërisë së Bashkuar.

Rruga Press

YouTube player