KryesoreLajme

Kurti takohet me presidentin e Këshillit Kombëtar Zvicëran dhe deputetë shqiptarë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është duke qëndruar për vizitë zyrtare në Zvicër.

Në ditën e dytë të vizitës, Kurti u takua me presidentin e Këshillit Kombëtar Zvicëran, Eric Nussbaumer, dhe deputetë shqiptarë të Grupit Parlamentar të Miqësisë.

Pas takimit, Kurti tha se diskutimi vuri në pah marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy shteteve.

“Parlamentarët ritheksuan gjithashtu mbështetjen e qartë të Zvicrës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës dhe shpresën se ratifikimi i ardhshëm i marrëveshjes EFTA do të shërbejë si shtysë për një përpjekje më të gjerë për rritjen e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet shteteve tona” shkroi Kurti në “X”.

Ky është postimi i plotë i kryeministrit:

Një kënaqësi e madhe të takohem me presidentin e Këshillit Kombëtar Zviceran, Eric Nussbaumer dhe deputetë të tjerë shqiptarë të Grupit Parlamentar të Miqësisë.

Diskutimi ynë i gjerë vuri në pah marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe midis vendeve tona. Ne prekëm përparimin e shpejtë demokratik dhe ekonomik të Kosovës gjatë viteve të fundit dhe ramë dakord të punojmë së bashku ngushtë për të ndërtuar mbi këtë sukses. Parlamentarët ritheksuan gjithashtu mbështetjen e qartë të Zvicrës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës dhe shpresën se ratifikimi i ardhshëm i marrëveshjes EFTA do të shërbejë si shtysë për një përpjekje më të gjerë për rritjen e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet shteteve tona.

Lexo më shumë  Nisin punimet për ndërtimin e Parkut Industrial në Drenas

Kryeministri Albin Kurti është duke qëndruar për vizitë zyrtare në Zvicër.

Në ditën e dytë të vizitës, Kurti u takua me presidentin e Këshillit Kombëtar Zvicëran, Eric Nussbaumer, dhe deputetë shqiptarë të Grupit Parlamentar të Miqësisë.

Pas takimit, Kurti tha se diskutimi vuri në pah marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy shteteve.

“Parlamentarët ritheksuan gjithashtu mbështetjen e qartë të Zvicrës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës dhe shpresën se ratifikimi i ardhshëm i marrëveshjes EFTA do të shërbejë si shtysë për një përpjekje më të gjerë për rritjen e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet shteteve tona” shkroi Kurti në “X”.

Lexo më shumë  “The Guardian”: Dështimi i marrveshjes Meloni-Rama

YouTube player