KryesoreLajme

Kurti takohet me përfaqësuesit e Luginës, diskutohet për pasivizimin e adresave të banorëve shqiptarë të Medvegjës nga Serbia

Me rastin e 14-vjetorit të Pavarësisë, Kryeministri Albin Kurti dhe Kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca, pritën në vizitë përfaqësuesit politikë të shqiptarëve të Preshevës, Medvegjës e Bujanocit.

Shaip Kamberi, kryetar i Partisë për Veprim Demokratik dhe shef i Grupit parlamentar “Lugina e Bashkuar-SDA” në Kuvendin e Serbisë, kryetarja e Komunës së Preshevës,  Ardita Sinani, kryetari i Komunës së Bujanocit, Nagip Arifi, deputetët shqiptarë në Kuvendin e Serbisë, Naide Beqiri e Argjend Bajrami, këshilltari komunal i Medvegjës, z.Fehmi Beha, kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSh), Ragmi Mustafa dhe Arben Ferati, përfaqësues i Medvegjës në KKSh.

Lexo më shumë  Arabia Saudite thotë se ka "zmbrapsur" dronët që përpiqeshin të godisnin një ndër objektet më të mëdha të rafinimit dhe eksportit të naftës në botë

Përfaqësuesit politikë të shqiptarëve të tri komunave i uruan Kurtin, përvjetorin e pavarësisë, duke i uruar suksese të mëtejme në qeverisje.

Dita e Pavarësisë së Kosovës është festë e veçantë jo vetëm për shqiptarët e Kosovës, por për të gjithë shqiptarët kudo që jetojnë, u shprehën ata.

U diskutua gjendja e të drejtave të njeriut në tri komunat dhe nevoja për më shumë angazhim dhe unitet të politikanëve dhe të subjekteve politike.

Theks të veçantë në bisedë pati pasivizimi i vazhdueshëm i adresave të banorëve shqiptarë të Medvegjës, duke i lënë kështu qindra shqiptarë pa dokumentacion as të Serbisë e as të Kosovës.

Lexo më shumë  Serwer: Pasivizimi i adresave në Luginën e Preshevës, diskriminim administrativ ndaj shqiptarëve

Në takim ishin të pranishëm edhe ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, z. Libur Aliu dhe ministri i Financave, Punës e Transfereve, Hekuran Murati.

Me qëllim të ruajtjes së marrëdhënieve të mira dhe bashkëpunimit institucional për mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të shqiptarëve, kryeministri Kurti dhe kabineti qeveritar kanë komunikim dhe koordinim të vazhdueshëm me përfaqësuesit politikë të Preshevës, Medvegjës e Bujanocit.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *