KryesoreLajme

Kurti takohet me Kocher, flasin për rrugën e anëtarësimit të Kosovës në BE

Në Vjenë të Austrisë, kryeministri Albin Kurti takoi ministrin federal të Punës dhe Ekonomisë së Austrisë, Martin Kocher.

Sipas një kumtese për media, ata diskutuan për marrëdhëniet e rëndësishme ndërmjet Kosovës dhe Austrisë, rolin dhe kontributin e diasporës dhe për mundësitë e reja të bashkëpunimit në ekonomi, tregti, turizëm dhe zhvillim rural

Lexo më shumë  Shefja e Parlamentit të BE-së: Gjermania duhet t’ia dërgojë Ukrainës raketat Taurus

“Kryeministri Kurti shprehu mirënjohjen e tij për mbështetjen e vazhdueshme të Austrisë ndaj Kosovës, veçanërisht nëpërmjet projekteve të Agjencisë Zhvillimore (ADA), të cilat arrijnë vlerën prej 26 milionë euro. Përkrahja nga kjo Agjenci ka luajtur një rol instrumental në zhvillimin e shumë projekteve të rëndësishme për vendit, përfshirë këtu programin tonë për arsim dual”, thuhet në komunikatën për media.

Duke folur për partneritetin ndërmjet Kosovës dhe Austrisë, Kurti theksoi se Austria është një nga investitorët kryesorë në vendin tonë.

Po ashtu Kurti dhe Kocher biseduan edhe rreth bashkëpunimit rajonal, Tregun e Përbashkët Rajonal, Planin e Rritjes të BE-së, si dhe anëtarësimin e Kosovës në Bashkimin Evropian.

Ky ishte takimi i parë ndërmjet tyre.

Rruga Press

YouTube player