KryesoreLajme

Kurti takohet me kancelarin austriak Christian Stocker, në fokus bashkëpunimi dhe integrimi evropian

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka nisur vizitën e tij zyrtare në Austria, ku u prit në takim nga kancelari i Republikës Federale të Austrisë, Christian Stocker.

Gjatë takimit, të dy liderët diskutuan për bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve, marrëdhëniet bilaterale dhe ekonomike, si dhe mundësitë për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët.

Lexo më shumë  Sveçla: Drejtësia për Afrim Bunjakun mbetet e paplotë deri në kapjen e të gjithë të dyshuarve

Po ashtu, në fokus të bisedimeve ishte edhe procesi i integrimit evropian të Kosovës dhe mbështetja për anëtarësimin e saj në Bashkimin Evropian.

Në kuadër të vizitës në Austri, Kurti gjatë ditës do të marrë pjesë në Forumin Ekonomik të Vjenës, ku pritet të diskutohet për bashkëpunimin ekonomik rajonal, investimet dhe perspektivën evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Lexo më shumë  “Nuk na përfaqësoni”, tensione në protestën para Kuvendit dhe Ministrisë së Brendshme: Shoqërohen disa qytetarë
YouTube player