Lajme

Kurti takohet me homologun e tij norvegjez: Është koha për të rritur bashkëpunimin tonë ekonomik

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është duke qëndruar për vizitë zyrtare në Norvegji, ku është pritur në takim nga homologu i tij, Joans Gahr Store.

Kurti përmes një postimi në Twitter ka shkuar se Kosova do të mësoj shumë nga suksesi i Norvegjisë në ndërtimin e një vendi më të drejtë dhe më të barabartë.

“Kënaqësi të takoj Kryeministrin Joans Gahr Store. Kosova do të mësojë shumë nga suksesi i Norvegjisë në ndërtimin e një vendi më të drejtë, më të barabartë dhe më të begatë. Me tregues të mirë në demokracinë dhe ekonominë tonë, është koha për të rritur bashkëpunimin tonë ekonomik. Faleminderit për pritjen e ngrohtë”, ka shkruar Kurti.

Kurti ka udhëtuar dje drejt Norvegjisë dhe me të arritur atje është pritur nga ministri i Naftës dhe Energjisë, Terje Aasland, me të cilin diskutuan për mundësitë e bashkëpunimit në fushën e energjisë.

Lexo më shumë  Sulmohet stacioni policor në Zveçan, hidhen dy granata dore

Me këtë rast kryeministri foli për progresin në një vit qeverisje, angazhimin e shtuar të institucioneve në luftimin e korrupsionit, për mundësitë që Kosova ofron për investime dhe për prioritetet e qeverisë në fushën e energjisë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *