Lajme

Kurti takohet me ambasadorin norvegjez, diskutuan për energjinë dhe sigurinë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka pritur sot në takim ambasadorin e Norvegjisë në Kosovë, Jens Erik Grøndahl, ku diskutuan për hapat që duhet ndërmarrë në fushën e energjisë, sigurisë dhe mbrojtjes.

Sipas një njoftimi për media, thuhet se në takim u diskutua po ashtu edhe për procesin e arritjes së marrëveshjes tregtare në mes Kosovës dhe EFTA-s dhe gatishmërinë e Norvegjisë për të arritur atë sa më shpejtë.

Lexo më shumë  Dita e Forcës, Kurti: Kemi shumëfishim të pajisjeve nga Turqia, Gjermania, Kroacia...

“Në takim u diskutuan hapat që duhet ndërmarrë pas kësaj vizite të suksesshme e sidomos në fushën e energjisë, sigurisë dhe mbrojtjes, fusha këto ku mund të kemi partneritet dhe bashkëpunim konkret. Gjithashtu u diskutua edhe për procesin e arritjes së marrëveshjes tregtare në mes Kosovës dhe EFTA-s dhe gatishmërinë e Norvegjisë për të arritur atë sa më shpejtë”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu Kurti dhe ambasadori Grondahl biseduan edhe për mbështetjen e Norvegjisë në fushën e shëndetësisë dhe përmirësimin e menaxhimit të të dhënave shëndetësore.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *