Lajme

Kurti takohet me ambasadorin amerikan, ja për çfarë biseduan

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur ambasadorin e ShBA-së, Jeff Hovenier, të cilin e ka falënderuar për mbështetjen e shtetit amerikan gjatë gjithë vitit.

Sipas komunikatës për medie të qeverisë, Kurti ka biseduar me Hovenierin rreth konvertimit të targave ilegale, rrëmbimin e tre policëve të Kosovës në veri e sulmin e 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit.

“Së bashku diskutuan për marrëdhëniet e forta dypalëshe ndërmjet vendeve tona, bashkëpunimin në shumë fusha, dhe tema e çështje që na presin deri në përfundim të vitit dhe vitin që po vjen. Një prej tyre ishte çështja e procesit të konvertimit të targave, nga i cili deri më tani mbi 4 200 qytetarë serbë të Kosovës kanë përfituar prej lehtësimeve financiare të qeverisë për regjistrimin e veturave me targa RKS. Kryeministri Kurti falënderoi ambasadorin Hovenier dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës për bashkëpunimin e ngushtë dhe mbështetjen e vazhdueshme përgjatë gjithë vitit. Vit ky që krahas zhvillimit dhe progresit ishte vit sfidues veçanërisht në aspektin e sigurisë për shkak të sjelljes agresive të Serbisë ndaj Kosovës dhe strukturave kriminale të saj, që u përcoll me tensione, sulme ndaj pjesëtarëve të KFOR-it, institucioneve vendore e të gazetarëve në katër komuna në veri, rrëmbimin e tre policëve të Kosovës brenda territorit tonë, dhe sulmi terrorist e paramilitar i 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit ku mbeti i vrarë rreshteri i policor, tani Heroi i Kosovës, Afrim Bunjaku”, është thënë në komunikatën e qeverisë.

Lexo më shumë  Kurti për shtesat për lehonat dhe fëmijët: Skemë tjetër do të ishte më e drejtë, por është zgjidhje optimale

Në takim ishte e pranishme edhe drejtoresha për Çështje të Evropës Qendrore dhe Jugore në DASh, Collen Hyland.

Rruga Press

YouTube player

Lexo më shumë  Pishë Poro–Nartë po betonizohet mes zonës së mbrojtur dhe heshtjes institucionale