Lajme

Kurti sot takon Hamzën e Abdixhikun

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, sot do të zhvillojë takime të ndara me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza dhe kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku. 

Takimet mbahen në kuadër të konsultimeve për formimin e institucioneve, pas zgjedhjeve të 7 qershorit. 

Takimi me Hamzën do të mbahet në orën 09:00, ndërsa ai me Abdixhikun në orën 18:00. 
Të ty takimet do të zhvillohen në ambientet e Kuvendit të Kosovës.

Lexo më shumë  Restaurimi ricikloi të shkuarën, projekti i Muzeut Arkeologjik të Durrësit u rrudh në rikonstruksion

Të enjten Kurti i ka ftuar në takim Hamzën, Abdixhikin e kryetarin e Aleancës Ardian Gjini. 

Hamza e Abdixhiku i janë përgjigjur pozitivisht ftesës, ndërkohë që Gjini ka thënë se takimi nuk është i nevojshëm. 

Të enjten (dje) ka hyrë në fuqi afati kushtetues për konstituimin e Kuvendit. Deputetët e rinj kanë kohë për ta konstituuar legjislaturën e njëmbëdhjetë të Kuvendit deri më 7 gusht.

Në zgjedhjet e 7 qershorit, LVV-ja mori 53 deputetë, PDK-ja 22, LDK-ja 18 e Aleanca 7.

Konstituimi i Kuvendit dhe zgjedhja e qeverisë nuk do të jenë problem për Vetëvendosjen, pasi ka fituar 53 mandate dhe nevojiten 61 vota që edhe sipas deklarimeve të zyrtarëve të saj i ka, duke llogaritur në votat e deputetëve të pakicave, pa përfshirë ata të Listës Serbe.

Lexo më shumë  U ndalua në kufi nga policia, deputeti Qoku: Kam mbështetur protestën, po na trajtojnë si armiq të Shqipërisë

E për presidentin duhen 80 vota, e që nënkupton se nevojitet edhe pjesëmarrja e PDK-së ose LDK-së.

Presidenti duhet të zgjidhet brenda 60 ditëve nga konstituimi i Kuvendit.

Rruga Press

YouTube player