Kurti sot takohet me liderët e opozitës, diskutojnë për situatën në veri
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot do të takohet me krerët e partive opozitare për të diskutuar për situatën në veri të Kosovës.
Që të tre liderët e partive opozitare në Kosovë, i janë përgjigjur pozitivisht ftesës së kryeministrit.
Takimi është raportuar se do të ndodh në orën 8:00 të mëngjesit.
Zëdhënësja e LDK-së, Sibel Halimi, ka thënë se Abdixhiku do të marrë pjesë në takimin e thirrur nga Kurti.
“Po, kryetari Abdixhiku do të marrë pjesë në takimin e thirrur nga Kurti”, ka thënë shkurtimisht ajo.
Edhe PDK-ja dje përmes një letre publike ka shprehur gatishmërinë e saj për të komunikuar hapur dhe në vazhdimësi me Qeverinë, rreth situatës së krijuar në pjesën veriore të vendit.
Pjesëmarrjen në takim e ka konfirmuar edhe kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj.
Ky takim është thirrur pas tensionimit të situatës në veri të vendit me vendimin e përfaqësuesve serbë në institucionet e Kosovës që të largohen nga to.
Rruga Press