Lajme

Kurti: S’mund të ketë barazi në shoqëri pa barazi gjinore

Mbështetja për gratë e vajzat dhe fuqizimi ekonomik i tyre, ishin në qendër të vizitës së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në Qendrën këshilluese për gra (Consulting Center for Women).

Përmes një komunikate për media bëhet e ditur se në takimin mes drejtoreshës së organizatës joqeveritare “Lady”, Sanije Murati dhe Kurtit.

Bëhet e ditur se u potencua domosdoshmëria e nismave të përbashkëta për ta shpirë përpara zhvillimin dhe barazinë në shtetin tonë. Gjithashtu tha se nuk mund të ketë barazi në shoqëri, pa barazi gjinore.

Lexo më shumë  Ermal Beqiri: Nga selfie me Macron te qelia në Francë, ironia e fatit dhe hija e dyshimeve për spiunazh 

“Në kuadër të Pakos së ringjalljes ekonomike, vëmendje e veçantë i është dhënë fuqizimit të grave në ekonomi e shoqëri, tha Kryeministri Kurti. Ai theksoi veprimet e ndërmarra nga Qeveria, sikurse Masa 1.3 Mbështetja e Punësimit të Grave, në kuadër të së cilës ka pasur 3.571 punëtore përfituese dhe 1.490 biznese përfituese; si dhe masa 2.1.2 Mbështetja e bizneseve, që janë në pronësi të grave, ku deri më tani, kemi pasur 43 aprovime. Në total, vlera e subvencionimit është 491.988 euro, kurse vlera e kreditimit të mundësuar tejkalon 3 milionë euro”, thuhet tutje në njoftim.

Lexo më shumë  Dyshohet për varrezë masive në Zubin-Potok, gjenden mbetje mortore gjatë gërmimeve

Në këtë takim, u bisedua për punën e Qendrës këshilluese për gra drejt arritjes së kompetencave profesionale dhe personale të grave dhe vajzave, duke krijuar mundësi të integrimit në shoqëri përmes projekteve socio-ekonomike.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *