KryesoreLajme

Kurti: S’mund të jemi të qetë pa drejtësinë për Astritin

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, zyrtarë institucionesh dhe deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje, kanë bërë homazhe te varri i ish-aktivistit të kësaj partie, Astrit Dehari.

Kryeministri Kurti ka deklaruar se me dhembje e mall e përkujtojnë Deharin, duke shtuar se ende nuk është gjetur drejtësi.

“Me shumë dhembje e mall, por edhe me shumë dashuri dhe krenari e kujtojmë për punën, angazhimin, kontributin dhe sakrificën e tij. 5 vjet pa Astritin, janë 5 vjet padrejtësi. Ai u mbyt në burg më 5 nëntor 2016 dhe sot e kësaj dite ne nuk mund të jemi të qetë, përderisa s’ka drejtësi për Astritin. Përgjegjësit ende s’janë gjykuar e dënuar, dhe përderisa s’është zbardhur në plotëni e drejta për të. Astritin e kemi pasur shok të ngushtë, ka qenë shembull për neve, me aktivitetin dhe dashmirësinë që ka bërë. Ia kemi borxh Astritit dhe qytetarëve drejtësinë për Astritin. Duhet të bëjmë e do të bëjmë reforma në sistemin e drejtësisë edhe për viktimat e luftës, të korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe krimit politik, çfarë ishte mbytja e Astritit në burg. Lavdi Astrit Deharit dhe gjithë dëshmorëve”, ka deklaruar Kurti.

Lexo më shumë  Rastet e dhunës dhe intimidimit nga politika - Gazetarët protestojnë para Kuvendit të Shqipërisë

Babai i Astrit Deharit, dhe njëherit deputet i LVV-së, Avni Dehari, u ka bërë thirrje institucioneve që të mos i zvarrisin rastet dhe të gjejnë drejtësi për këtë rast dhe për raste të tjera.

Astrit Dehari ishte gjetur i vdekur në Qendrën e Paraburgimit në Prizren më 5 nëntor 2016.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *