Lajme

Kurti: S’ka marrëveshje me Serbinë pa zbardhjen e fatit të të zhdukurve

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar sot se nuk do të ketë marrëveshje me Serbinë pa e zbardhur çështjen e personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës në Kosovë.

Kurti në Ditën e të drejtave të njeriut, të Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut tha se kjo ditë është e veçantë që në 30 nene e kodifikon dinjitetin e njeriut.

Ai në këtë ditë të rëndësishme ka folur për personat e zhdukur me dhunë gjatë luftës në Kosovë.

“Nga 10 qershori i vitit 1999 diku rreth një muaj edhe vet kam qenë i zhdukur, jo pse isha i zhdukur për vete por familja nuk e dinte se ku jam deri atëherë kur na vizitoi Kryqi i Kuq ndërkombëtarë në korrik të 1999…”, tha Kurti.

Lexo më shumë  “Ishim të gatshëm ta japim jetën për ta mbrojtur Kosovën”, Osmani merr mesazhin nga ushtarët amerikanë

Ai tha se e kanë bërë të qartë se çështja e të pagjeturve është prioritet.

“Unë besoj që e keni përcjellë edhe ju se personalisht kam qenë i zëshëm dhe në secilin takim me akterë relevantë ndërkombëtar, e kam përmendur çështjen e personave të zhdukurve me dhunë, si çështje edhe me prioritet edhe urgjencë. Po e ri-them që marrëveshje me Serbinë nuk ka pa u zgjidhur çështja e të zhdukurve me dhunë”, shtoi Kurti.

Ai tha se janë në proces të diskutimit për hapjen e disa vend-varrezave. Kurti po ashtu bëri të ditur se kanë kërkuar amandamentimin e Ligjit për Personat e Zhdukur.

Lexo më shumë  Osmani takon kongresmenin Self, e falënderon për mbështetjen ndaj Kosovës

Kryeministri i vendit tha se kanë kërkuar që të ngrihet një qendër memoriale në Prishtinë për krimet e luftës.

“Ne realisht kemi shkuar një hap përtej kësaj dhe veçse kemi përfunduar fazën e parë të punës për themelimin e Institutit për adresimin e krimeve të kryera gjatë luftës. Në nëntor e kemi nisur draftimin e Projektligjit dhe besojmë brenda gjashtë muajve të parë të 2022 do të kemi një mekanizëm funksional që do të dokumentojë dhe adresojë krimet e kryera gjatë luftës”, tha Kurti.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *