KryesoreLajme

Kurti: Shqiptarët në shtetet fqinje meritojnë vëmendje më të madhe

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka përmendur të arriturat e përbashkëta Kosovë-Shqipëri, por ka shtuar se ka ende punë për t’u bërë.

Ai ka thënë se kanë obligim jo vetëm ndaj qytetarëve të të dyja shteteve, por edhe ndaj shqiptarëve në Maqedoni të Veriut, në Mal të Zi e sidomos ata në Serbi.

Lexo më shumë  Aliu: Trafiku ajror vazhdon të funksionojë pa ndërprerje, s’ka më anulime

“Shqiptarët nën Serbi janë komuniteti etnik më i diskriminuar në Evropë, prandaj ata meritojnë vëmendje më të madhe në bashkërendimin e politikave rajonale të Shqipërisë dhe Kosovës. Shqiptarët nuk janë fajtorë që janë autoktonë”, ka thënë ai para deputetëve të Kosovës dhe Shqipërisë.

Kurti ka veçuar katër kategori që sipas tij qeveritë duhet t’u kushtojnë më shumë rëndësi.

“Edhe në Kosova edhe në Shqipëri besoj që duhet ti kushtojmë rëndësi të posaçme katër kategorive: aktivizimit dhe të drejtave të grave, rinisë, diasporës dhe zhvillimit të fshatit e malësive tona”.

Lexo më shumë  Vazhdojnë protestat kundër Vuçiqit në Serbi – shkelet me veturë një profesoreshë që proteston në Beograd

“Në buxhetin e vitit të ardhshëm kemi ndarë si Qeveri e Kosovës katër milionë euro për Luginën e Preshevës. Uroj të shërbejë kjo si një shembull edhe për Shqipërinë”, ka thënë Kurti. 

Rruga Press

YouTube player