Lajme

Kurti shkon në Bruksel, merr pjesë në Këshillin e Stabilizim Asociimit BE-Kosovë

Ky takim pritet të zhvillohet nga ora 11:30, sipas agjendës së publikuar nga Këshilli i Bashkimit Evropian.

 Kryeministri i Kosovës Albin Kurti do të vizitojë ditën e nesërme Brukselin. Kurti do të pritet nga Komisioneri për Zgjerim, Olivér Várhelyi, më të cilin do të zhvillojë dhe një bisedë. Kurti në Bruksel do të marrë pjesë në Këshillin e Stabilizim Asociimit BE-Kosovë. Ky takim pritet të zhvillohet nga ora 11:30, sipas agjendës së publikuar nga Këshilli i Bashkimit Evropian.

Lexo më shumë  Ministri Aliu siguron se punimet në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë do të përfundojnë brenda afateve

Në fund të takimit, rreth orës 14:00, do të mbahet një konferencë për shtyp. Kurti gjithashtu gjatë kësaj vizite do të takojë zyrtarë të lartë evropianë përfshirë shefin e diplomacisë, Josep Borrell.

RrugaPress

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *