KryesoreLajme

Kurti: Serbia po punon në plane ushtarake për aneksim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Serbia nuk është e interesuar për bashkëpunim rajonal e anëtarësim në Bashkimin Evropian pasi sipas tij, ajo po punon në plane ushtarake për aneksimin e veriut.

Në një tryezë diskutimi të quajtur “Procesi i Berlinit: Arritjet e deritanishme, pritjet nga samiti i ardhshëm dhe përfitimet e mundshme nga Iniciativa e Përbashkët e Tregut Rajonal”, Kurti ka thënë të martën se sulmet e Serbisë në fshatin Banjskë të Zveçanit u kryen nga anëtarë të organizatave “Mbrojtja Civile” dhe “Brigada Verirore”, të shpallura terroriste nga Qeveria.

“Më lejoni të përkujtoj se më 29 qershor i kemi shpallur dy organizata terroriste. ‘Mbrojtja civile’ dhe ‘Brigada veriore’ si organizata terroriste që veprojnë në territorin e Kosovës, andaj edhe nëse diçka tregojnë informatat preliminiare, shumica e të përfshirëve në këtë sulm kriminal që rezultoi me vrasjen e rreshterit policor, është se ata ishin pjesëtarë ose të ‘Mbrojtjes civile’ ose të Brigadës Veriore’, ose të të dyjave”, ka thënë Kurti.

Lexo më shumë  Hapi i fundit i Kosovës për anëtarësim në KiE, Serwer : Indinjata e Serbisë është e turpshme

Duke folur për Procesin e Berlinit, kryeministri Kurti ka deklaruar se është nismë ku kapitali politik e njerëzor, por edhe fonde, janë investuar “në mënyrë që 6-shja ballkanike të afrohet mes vete, por edhe me BE-në”.

“Janë 13 ditë deri në Samit dhe duhet të vëmë re se jo të gjitha vendet në rajon kanë miratuar këto marrëveshje. Është për keqardhje që Bosnja ka zgjedhur të miratojë 2 nga 3, e jo atë për lëvizje të lirë. Procesi i Berlinit duhet të ndihmojë në konsolidimin tonë…Angazhimi ynë në rajon dhe në botë reflekton punën që e bëjmë në shtëpinë tonë. Në dy vitet e fundit Kosova është përmirësuar dukshëm në shumë indekse…Është evidente veçanërisht pas sulmit terrorist të Serbisë kundër Kosovës që mungesa e bashkëpunimit rajonal është për shkak të dallimeve të vrazhda…Serbia po punon në plane ushtarake për aneksimin e territorit tonë. Kjo tregon që fqinji jonë verior nuk është i interesuar për bashkëpunim rajonal e anëtarësim në BE”, është shprehur ai në këtë tryezë diskutimi.

Lexo më shumë  Prezantohet agjenda e reformave, me të cilën synohet përfitimi i 950 milionëve

Sipas Kurtit, Serbia duhet të ketë pasoja për këtë sjellje dhe të mbahet llogaridhënëse.

Rruga Press

YouTube player