Kurti: Sapo të certifikohet rezultati i zgjedhjeve, fillojmë komunikimet për formimin e institucioneve
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se komunikimet për krijimin e institucioneve të reja do të nisin menjëherë pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve parlamentare të 7 qershorit.
I pyetur nga gazetarët për hapat që do të ndiqen drejt formimit të institucioneve të reja, ai ka thënë se pret përfundimin e procesit të certifikimit të rezultateve.
Lexo më shumë Kosova nënshkruan marrëveshje mbi 40 milionë euro për shëndetësinë me Bankën Evropiane
“Por sa të certifikohet rezultati, fillojmë komunikimet menjëherë”, ka deklaruar shkurt Kurti, më 23.06.2026.
Zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit kanë nxjerrë Lëvizjen Vetëvendosje si subjektin me më së shumti vota.

