Lajme

Kurti: Sa më herët të hiqen masat e BE-së, më mirë për të gjithë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar të premten se sa më herët të hiqen masat ndëshkuese të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës, do të ishte, sipas tij, më mirë për të gjithë.

Ai ka thënë se Kosova, me progresin e arritur ekonomik dhe demokratikm do të duhej të kishte mirënjohjen e BE-së.

“Ka dakordim midis zëvendëskryeministrit Bislimi dhe emisarit evropian Lajçak, por ky dakordim i tyre në Bratislavë do të duhej të bëhej qëndrim i BE-së. Ne konsiderojmë që Kosova me progresin e saj ekonomik dhe demokratik do të duhej të kishte mirënjohjen e BE-së, edhe kurrfarë masash ndëshkuese. Sa më herët që merret vesh një gjë e tillë, natyrisht që është më mirë për të gjithë”, përfundoi ai.

Lexo më shumë  25 vjet nga masakra serbe në Qyshk të Pejës

Bashkimi Evropian pati njoftuar më 1 korrik se kanë hyrë në fuqi masat ndëshkuese të vendosura ndaj Kosovës. Sipas BE-së, është pezulluar puna e organeve të MSA-së dhe program i fondeve IPA. /KP

Rruga Press

YouTube player