Lajme

Kurti: Rusia është nostalgjike për epokën sovjetike, si Serbia për Jugosllavinë e dikurshme të dominuar nga Millosheviqi

Kurti ka thënë se Rusia po përpiqet ta dobësojë BE-në deri në shpërbërje dhe është nostalgjike për epokën sovjetike ngjashëm si Serbia që është për Jugosllavinë që dominohej nga Slobodan Millosheviqi.

“Është e qartë se Rusia vazhdimisht po përpiqet ta dobësojë BE-në deri në shpërbërjen e saj. Ashtu si Serbia që është nostalgjike për Jugosllavinë, e cila dominohej nga Slobodan Millosheviqi dhe komandonte ushtrinë jugosllave të viteve 1990-ta, presidenti rus është nostalgjik për epokën sovjetike, kur forcat sovjetike sundonin Evropën Lindore. Nostalgjia për pushtet është ngjashmëri tjetër mes Rusisë dhe Serbisë, dhe rrit rrezikun për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor. Por, besoj se këto përpjekje do të dështojnë. Ne i njohim mirë dhe aleancat e partneritetet tona me Perëndimin janë të palëkundura”, tha Kurti,

Lexo më shumë  Si po e mbush me administratë dhe nxënës shkollash qeveria stadiumin për Kanye West

Ai ka shtuar se negociatat në Bruksel mes Kosovës e Serbisë varen nga gatishmëria e Serbisë për të ndryshuar.

“Në Bruksel po zhvillohen bisedimet mes grupeve teknike të drejtuara nga kryenegociatorët tanë. Suksesi i negociatave dhe normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë në radhë të parë varet nga gatishmëria e Beogradit për të ndërruar qëndrimin. Nuk ka pluralizëm në Serbi. Ata thjeshtë pretendojnë se janë demokraci”, ka shtuar Kurti.

Lexo më shumë  “Qytetarët po ngrihen kundër arrogancës dhe zhvatjes”, Lubonja: Rama shkeli Kushtetutën me 4 mln euro për koncertin! Drejtësia duhet ta frenojë

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *