Lajme

Kurti: Rruga jonë është rrugë për kthimin e mërgatës

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, përmes një video në faqen e tij në ‘Facebook”, ka thënë se rruga jonë është rrugë për kthimin e mërgatës, shtimin e energjisë dhe ngritjen e arsimit.

“Mirëdita të gjithëve nga konferenca ‘Diaspora flet e cila nisi dje e vazhdon edhe nesër, organizuar nga ‘Germin’ me mbështetje të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Diasporës, tash jam rrugës për në Gjakovë e mandej për në Krushë të Madhe. Në ditën e dytë të kësaj konference unë prezantova politikat e qeverisë për mërgatën tonë, nga votimi në ambasada e konsullata te mësimi i gjuhës shqipe për fëmijët e bashkatdhetarëve, e deri te rëndësia e Fondit Sovran për zhvillimin e hovshëm të vendit tonë”, tha ai në mesazhin e tij, raporton Rruga Press.

Lexo më shumë  Atentati ndaj vëllait të Aleksandar Jabllanoviqit, flet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës në veriun e Mitrovicës

Shefi i ekzekutivit ka njoftuar se në Gjakovë po i bie dy herë brenda javës dhe sot po e përurojnë termocentralin diellor me kapacitet prej njëqind e pesëdhjetë megavat.

“Siç e dini para fiks një jave hapëm edhe ankandin për panele solare njëqind megavat, si qeveri jemi të fokusuar në energji e ju e dini që këtë vit shumica prej jush keni paguar më pak energji elektrike se në vitet e kaluara. Pas Gjakovës do të vazhdojmë për në Krushë të Madhe ku do ta përurojmë shkollën fillore dhe të mesme “Bajram Curri” në të cilin është bërë punë e shkëlqyer, Rahoveci po bëhet me një shkollë me standarde evropiane, andaj rruga jonë është rrugë për kthimin e mërgatës shtimin e energjisë dhe ngritjen e arsyes. Kalofshi sa më mirë e u dëshiroj fundjavë të këndshme”, tha ai.

Lexo më shumë  KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës do të mbajnë stërvitje të përbashkët

Shiko videon këtu

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *