Lajme

Kurti refuzon konferencën e propozuar nga Rama

Propozimin e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, për organizimin e një konference mes presidentit serb Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrit Albin Kurti deri në arritjen e një marrëveshjeje, kreu i ekzekutivit të Kosovës nuk e sheh si zgjidhje.

Gjatë një vizite në Prizren të shtunën, i pyetur nga mediat për propozimin e Ramës, Kurti ka thënë se krejt ajo që duhet bërë është zbatimi i marrëveshjes së 27 shkurtit në Bruksel dhe asaj të 18 mars në Ohër mes Kosovës dhe Serbisë.

Lexo më shumë  Konjufca: S’pres diçka të rëndësishme nga takimi i Kurtit me Vuçiqin, Asociacioni s’është në rend dite

“Ne kemi pasur konferenca ndërkombëtare në të kaluarën dhe tash kemi një marrëveshje bazike, nga 27 shkurti i këtij viti në Bruksel dhe gjithashtu nga 18 marsi në Ohër me aneksin e zbatimit. Krejt çfarë duhet bërë është që pa kushte të zbatohet marrëveshje bazike në tërësinë e saj dhe në mënyrë fer e të balancuar. Kjo duhet të bëhet, dhe ne për këtë angazhohemi në Bruksel në takimet që kemi”, ka thënë urti.

Rama kishte propozuar që Kurti dhe Vuçiq të takohen në një konferencën ndërkombëtare dhe të mbyllen deri sa të arrijnë një marrëveshje përfundimtare.

Rruga Press

YouTube player