KryesoreLajme

“Diskriminimin shqiptarëve etnikë në Serbi”, Kurti i shqetësuar për propagandën e pushtetit të Vuçiqit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar pas publikimit të raportit të Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut, ku ky raport konstaton se  pushtetit presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiqit ka nxituar diskriminimin shqiptarëve etnikë në Serbi.

Sipas kryeministrit kjo diskriminimin i shqiptarëve është duke ndodhur për shkak të propagandës të rreme rreth rrezikimit të supozuar të serbëve në Kosovë.

“Një raport shqetësues i Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut që detajon pushtetin e së djathtës autoritare në Serbi, përhapjen e propagandës së rreme rreth rrezikimit të supozuar të serbëve në Kosovë dhe diskriminimin e udhëhequr nga shteti kundër shqiptarëve etnikë në Serbi”, ka shkruar Kurti në Twitter.

Lexo më shumë  Si shërbenin institucionet fiktive serbe në Kosovë për të tërhequr para nga buxheti

Më poshtë mund ta lexonin pjesën e raportit të Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut ku i ka evidentuar sjellët e pushtetit të Vuçiqit.

“Në fuqizimin e së djathtës kontribuon edhe fakti se qeveria vazhdimisht dhe drejtpërdrejt nxit tensione ndaj rajonit, demonizon fqinjët e saj, në radhë të parë shqiptarët, përhap frikën për rrezikimin e serbëve në Kosovë (“se ​​po përgatitet një pogrom” ),153 duke nxitur kështu radikalizimin e shoqërisë dhe duke krijuar atmosferë që një marrëveshje me Kosovën të refuzohet”, thuhet në pjesën e raportit të Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut.

Sipas raportit të Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut Vuçiq është duke i frikësuar me retorik qytetarët.

“Ngjallja e frikës tek qytetarët është konstante e politikës së presidentit Vuçiq, e cila është funksion i “bashkimit” që sipas fjalëve të tij është “më i nevojshëm se kurrë”, thuhet në pjesën e raportit të Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut e cila është publikuar nga kryeministri i Kosovës Albin Kurti në Twitter.

Rruga Press

Lexo më shumë  Media publike suedeze për protestat në Shqipër: Rama dhe Berisha akuzohen si të korruptuar!
YouTube player