Lajme

Kurti: Reciprociteti ndaj Serbisë s’është hakmarrje

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka deklaruar se reciprociteti ndaj Serbisë nuk është hakmarrje por koncept, i derivuar nga barazia si vlerë.

Në një konferencë për media, Kurti deklaroi se donim që Serbia t’i heq barrierat, që sipas tij, disa janë sporadike dhe disa sistematike.

“E duam reciprocitetin që Serbia t’i heq barrierat e vendosura. Kur të jemi gati për vendosjen e tij, me siguri që do të njoftoheni dhe ta merrni vesh. Lidhur me një vjetorin e marrëveshjes që ka qenë në formë të dy zotimeve të njëanshme në Uashington më 4 shtator, mund të them që Ministria e Punëve të Jashtme bën analiza dhe vlerësime të brendshme se ku do të aplikojmë, kur dhe për çka”, tha Kurti.

Lexo më shumë  Bajrami: Në PDK nuk pyetet Hamza, por Sami Lushtaku, nuk propozuan emra për president nga frika se do t’ua votonim

Kryeministri theksoi se Kosova nuk ndodhet në ndonjë rrezik aktualisht, mirëpo sa i takon vlerësimeve se kur do të aplikojë për anëtarësim, mbetet të shihet nga analizat e bëra nga MPJ-ja.

“Pasi që është çështje e ndjeshme e brendshme, s’mund të them informacion të analizave, pa rrezikuar ta dëmtojë. Kemi për detyrë avancimin e subjektivitetit ndërkombëtar, por si kur, dhe çka, janë pyetje që ngelen të vlerësimeve dhe analizave të brendshme”, shtoi ai.

Lexo më shumë  “Duhet ndryshuar Kushtetuta”, Loli: Kosova është peng i Listës Serbe dhe i opozitës që nuk pranon verdiktin e zgjedhjeve

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *