KryesoreLajme

Kryeministri Kurti reagon pas medaljes së artë të Donjeta Sadikut në turneun e boksit “Strandja 2025”

Kryeminstri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas medaljes së artë të fituar nga boksierja Donjeta Sadiku në turneun ndërkombëtar të boksit “Strandja 2025”. 

Sadiku ishte njëra ndër garueset e shumta që mori pjesë në këtë turne që u zhvillua në Sofje të Bullgarisë, duke ia dalë me sukses që ta fitojë medaljen e artë. 

Për ta arritur këtë qëllim, ajo e mposhti kundërshtaren e saj nga Kazakistani me rezultat të thellë 5:0. 

Kjo arritje e Sadikut ka shkaktuar reagime të shumta në opinion, ku mes tjerash suksesit të saj i është gëzuar edhe Kurti që tha se Sadiku ka dëshmuar nivel të lartë boksi.  

Lexo më shumë  Haxhiu ka dekretuar shpalljen e 6 ligjeve të rëndësishme, të miratuara nga Kuvendi

Postimi i plotë i kryeministrit Kurtit:

“Donjeta Sadiku ka shkëlqyer në turneun ndërkombëtar të boksit “Strandja 2025” në Sofje, duke fituar medaljen e artë kundër boksieres nga Kazakistani me rezultat bindës 5:0”.  

“Gjatë rrugës drejt medaljes, Donjeta realizoi tri fitore, duke dëshmuar formën e saj të shkëlqyer dhe nivel të lartë të boksit. Njëherësh ajo mori titullin e një ndër boksieret më të mira të garës”.

“Turniri “Strandja” është një nga turniret më të vjetra të boksit amator dhe këtë vit shënon edicionin e 76-të. Kjo medalje ka rëndësi të veçantë, ku pas 48 vitesh, Donjeta bëhet boksierja e parë nga Kosova që e fiton të artën në këtë turne, duke ndjekur gjurmët e legjendës Mehmet Bogujevci, i cili e fitoi të artën në vitin 1977”.  

Lexo më shumë  Rivarroset Sinan Dauti, i zhdukur gjatë luftës kur kishte vetëm 8 vjet

“Në këtë garë, medalje të bronzta fituan Loris Idrizi dhe Bashkim Bajoku, ndërsa referi ynë ndërkombëtar Latif Demolli po ndan drejtësinë në turne”, thuhej në njoftimin e Kurtit.

YouTube player